Kërkesa për referendum për ligjin e zonave të mbrojtura, KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e firmave

Nga D. V.
413 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zhvilloi sot seancën publike ku shqyrtoi kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ndryshimeve në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

KQZ vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve.

Sipas vendimit, mbledhja e nënshkrimeve do të zhvillohet nga hyrja në fuqi e vendimit deri më 31 mars 2027. Procesi do të pezullohet gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi Zgjedhor, nga 1 dhjetori deri më 31 dhjetor 2026.

Në të njëjtën seancë, KQZ plotësoi edhe vakancat në pesë këshilla bashkiakë.

Në Këshillin e Bashkisë Pukë u mandatua Ervin Cenaj, nga lista shumemërore e Partisë Socialdemokrate. Në Këshillin e Bashkisë Devoll u mandatua Elona Limka, nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Në Këshillin e Bashkisë Mallakastër u mandatua Erlinda Jaupaj, nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, ndërsa në Këshillin e Bashkisë Krujë u mandatua Hamit Stema, nga lista shumemërore e Partisë Socialdemokrate.

Vakanca u plotësua edhe në Këshillin e Bashkisë Patos, ku u mandatua Elsida Kalemi, nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër