Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit kërkon rol në qeverinë tranzitore

Nga D. V.
710 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Grupi në mërgim Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka deklaruar se synon të krijojë një qeveri të përkohshme nëse regjimi aktual në Teheran rrëzohet.

Njoftimi u bë nga selia e organizatës në Paris.

Sipas NCRI-së, qeveria tranzitore do të mbështetet në një plan me 10 pika të hartuar nga udhëheqësja e saj, Maryam Rajavi.

Detyra kryesore e kësaj qeverie do të jetë transferimi i pushtetit te populli përmes zgjedhjeve brenda gjashtë muajve nga rrëzimi i autoriteteve aktuale në Iran.

Organizata theksoi se kundërshton krijimin e një qeverie nën drejtimin e Reza Pahlavit, djalit të shahut të fundit të Iranit që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, si edhe çdo formë qeverisjeje klerikale.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit u formua në vitin 1981 nga organizata e njohur si Muxhahedinët e Popullit (MEK) dhe ka si qëllim rrëzimin e sistemit aktual në Iran.

Megjithatë, organizata mbetet shumë e debatueshme dhe refuzohet gjerësisht nga figura të tjera opozitare brenda dhe jashtë vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër