Kina do të nxisë zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Gjatë inspektimit të punës të hënën në qytetin Zhongshan të provincës Guangdong të Kinës Jugore, presidenti kinez Xi Jinping theksoi që duhet të promovohet zhvillimi i përbashkët i dy brigjeve – lindore dhe perëndimore – të grykëderdhjes së Lumit të Perlave, për të nxitur zhvillimin cilësor të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao.

Xi vizitoi Ishullin Artificial Perëndimor të Autostradës Shenzhen – Zhongshan, një projekt i rëndësishëm për integrimin e transportit të Zonën e Madhe të Gjirit si dhe Qytetin e Shkencës dhe Teknologjisë së të Ardhmes në Distriktin e Ri Cuiheng, për të mësuar nga afër zhvillimin e sektorëve modernë, si biomjekësia, informacioni elektronik, pajisjet e nivelit të lartë si edhe produktet e sektorëve tradicionalë. 

Në kuadrin e 160-vjetorit të lindjes së Sun Jat Senit. Xi Jinping-u vizitoi Sallën Përkujtimore të kësaj figure të shquar. Ai bëri thirrje për bashkimin e të gjithë kinezëve për përparimin e modernizimit të vendit dhe rimëkëmbjen e kombit kinez.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër