Kina ka rritur përpjekjet dhe investimet për t’i dhënë përparësi me vendosmëri ruajtjes ekologjike dhe zhvillimit të gjelbër

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Objektivat e tanishme por edhe të së ardhmes janë përqëndruar për mbrojtje të integruar dhe qeverisje sistematike të mjedisit natyror, përfshirë malet, ujërat, pyjet, tokat bujqësore, liqenet, kullotat dhe shkretëtirat, duke ulur emetimet e karbonit, duke frenuar ndotjet, duke shtuar gjelbërimin krahas rritjes ekonomike në rrugën që i jep përparësi ekologjisë dhe zhvillimit të gjelbër.

Gjatë një vizite në qytetin Ulanqab të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, duke vlerësuar mjedisin dhe dobinë e ruajtjes së tij, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se krahina të ndryshme të vendit kanë kushte me ndryshime të mëdha, ndaj autoritetet lokale duhet të zbatojnë si duhet strategjinë e planifikimin e paracaktuar, duke çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë në bazë të realitetit përkatës dhe të shfrytëzimit të epërsive të tyre.

Gjatë qëndrimit në këtë rajon , presidenti Xi vizitoi rezervatin natyror të liqenit Huangqihai, rajonin e teknologjisë së lartë të Chaharit, për t’u njohur nga afër me zhvillimin vendor në mbrojtjen natyrore, në ekonominë digjitale dhe në rritjen e mirëqenies së banorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër