Kina: SHBA duhet të korrigjojnë menjëherë praktikat e gabuara tregtare

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Kina i kërkon Shteteve të Bashkuara që të “korrigjojnë menjëherë gabimet e tyre” në çështjet tregtare, ndërsa filloi një raund i ri negociatash midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria e Tregtisë e Kinës lëshoi ​​një deklaratë duke protestuar ndaj hetimeve tregtare të shpallura në Shtetet e Bashkuara pak para se të mbaheshin bisedime të reja këtë fundjavë.

“Pala kineze ka protestuar tashmë te pala amerikane. Ne i kërkojmë palës amerikane që të korrigjojë menjëherë gabimet e saj”, thuhet në deklaratën e Pekinit zyrtar.

artikuj të ndërlidhura