Kinë, ruhet gjendja e qëndrueshme e punësimit në gjysmëvitin e parë

Nga Xh M
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në gjysmën e parë të këtij viti, në Kinë është ruajtur gjendja e qëndrueshme e punësimit. 6.95 milionë vende të reja pune u shtuan në qytetet kineze, po aq sa në të njëjtën periudhë të vjetshme, ndërkohë që norma e papunësisë së anketuar në qytete ishte 5.2 %.

Të dhënat u bënë të ditur të mërkurën nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore e Kinës në një konferencë shtypi.

foto nga VCG

Ministria njoftoi gjithashtu që, deri në fund të qershorit, pjesëmarrësit në sigurimet bazë të pensionit, në sigurimet e papunësisë dhe të lëndimeve në punë ishin përkatësisht 1.076 miliardë, 249 milionë dhe 323 milionë. Gjatë gjashtë muajve të parë, të ardhurat e përgjithshme të fondeve për këtyre tre llojeve të sigurimeve shoqërore ishin 4.88 trilionë juanë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme 4.14 trilionë juanë, me një bilanc 11.07 trilionë juanë, duke ruajtur funksionimin e qëndrueshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër