Koçeku dënon thirrjen e Janko Baçevit kundër studentëve shqiptarë: Të hetohet nga organet kompetente

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor Zhurnal.mk – Deputetja e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka dënuar deklaratën e kryetarit të partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev, i cili, sipas saj, ka bërë thirrje për dhunë ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim publik, Koçeku thekson se Baçev ka kërkuar që studentëve shqiptarë, të cilët protestojnë për të drejtat e tyre dhe kërkojnë mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, t’u jepen “dy-tri shuplaka edukuese dhe t’i kthejnë në shtëpi”.

Deputetja e cilëson këtë gjuhë si nxitje të dhunës dhe kërkon që deklarata të dënohet fuqishëm, ndërsa organet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

“Kjo gjuhë dhe nxitje dhune që vjen nga kryetari i një partie pro-ruse ndaj studentëve shqiptarë atje duhet dënuar fuqishëm dhe të trajtohet nga organet kompetente”, shkruan Koçeku.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar disa herë, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale shtetërore të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër