Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Nga D. V.
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 prill Zhurnal.mk –  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, si përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, zhvilluan sot një takim të përbashkët pune, ku u diskutua mbi përmbajtjen e draftit të Kodit të ri Penal.

Sipas Celbashit, fokusi i i takimit ishin veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

“Diskutimet u përqendruan në: Rishikimin e dispozitave ekzistuese që lidhen me krimet zgjedhore; Propozimet për masa më efektive kundër manipulimit të procesit zgjedhor; Harmonizimin e Kodit Penal me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”, theksoi Celibashi.

Sipas tij ky proces konsultimi synon që përmes bashkëpunimin institucional dhe mësimeve të nxjerra nga proceset zgjedhore, përmirësimi i dispozitave ekzistuese apo përfshirja e dispozitave të reja në Kodin Penal, të sigurojë kuadër ligjor të qartë, të drejtë dhe të zbatueshëm.

“Procesi i konsultimit do të ndikojë në forcimin e integritetit e zgjedhjeve dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të qytetarëve”, nënvizoi Celibashi.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër