Komuna e Çairit shënon nesër (2 prill) Ditën Botërore të Autizmit me panel diskutimi

Nga B.M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Me rastin e 2 Prillit, Dita Botërore e Autizmit, Komuna e Çairit organizon një aktivitet të dedikuar ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për personat me autizëm.

Aktiviteti do të zhvillohet më 2 prill 2026, në ora 12:00, në sallën e Komunës së Çairit.

Në panel diskutim do të marrin pjesë profesionistë dhe përfaqësues të ndryshëm, duke përfshirë: Myqereme Rusi – Psikologe, Ariton Rama – Përfaqësues institucional, Afrim Bajrami – Prind, Zemrijet Bela – Përfaqësuese e shoqatave për fëmijë me vështirësi në zhvillim., të cilët do të ndajnë përvoja dhe perspektiva të ndryshme mbi trajtimin profesional, mbështetjen institucionale dhe sfidat e përditshme të familjeve që përballen me autizmin, transmeton zhurnal.mk.

Nga Komuna e Çairit bëjnë thirrje që qytetarët, aktivistët dhe mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një shoqërie më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse për të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër