Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord prej nëntë medaljesh të fituara

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit pjesëmarrës të Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.

Pas katër medaljeve në ‘Tarragona 2018’, gjashtë në ‘Oran 2026’, në ‘Taranto 2026’ u thye rekordi me nënte sosh.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, ndërsa të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e dy nga peshëngritësi Kianoush Rostami.

Medaljet e bronzta u fituan nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.

Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për Komitetin Olimpik të Kosovës, pavarësisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (meshkujt).

Sonte (e enjte) do të mbahet ceremonia mbyllëse ku do t’i dorëzohet flamuri Kosovës si mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër