”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të fortë

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen me Sllovakisë dhe Kosovës.

Sllovakia dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Bratisllavë.

‘Dardanët’ do të synojnë fitoren me qëllim që të arrijnë finale e ‘play-off’-it aty ku hipotetikisht do të përballej me fituesin e çifit tjetër Turqi-Rumani.

Para kësaj ndeshje Moravcik ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij, duke thënë se Kosova ka një grup mjaft të fortë.

Ai në fakt tregoi hapur se si paraprakisht e kishte ‘nënvlerësuar’ Kosovën, duke menduar se skuadra e udhëhequr nga Franco Foda ka vetëm dy ose tre lojtarë të nivelit shumë të lartë.

“Mendova se Kosova kishte dy ose tre yje si ne, por jo. Formacioni i tyre është i një cilësie të ekuilibruar. Rezultatet në grup thonë gjithçka. Por fakti që po luajmë në shtëpi është gjëja më e rëndësishme për ne”.

“Kosova ka disa lojtarë nga ligat gjermane, spanjolle dhe italiane. Ndeshjet në këto gara të përgatitin për kualifikim”.

“Nuk dua të them se janë favoritë, por nëse i shoh ligat në të cilat luajnë, janë më të mira. Nuk mendojmë se do të vijë ndonjë Kosovë e vogël. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar Moravcik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër