Kozhuvçanka i publikoi donacionet: Mbështetëm sportin, shëndetësinë, kulturën dhe arsimin me mbi 1,5 milionë euro

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Kompania Kozhuvçanka njoftoi se në pesë vitet e fundit ka investuar më shumë se 90 milionë denarë, respektivisht rreth 1,5 milionë euro, në donacione dhe sponsorizime në gjithë Maqedoninë.

Nga kompania thonë se përgjegjësinë shoqërore nuk e shohin si detyrim, por si pjesë të vlerave mbi të cilat e ndërtojnë veprimtarinë e tyre.

“Përgjegjësia shoqërore për ne nuk është detyrim. Ajo është pjesë e vlerave të Kompanisë”, theksojnë nga Kozhuvçanka.

Sipas të dhënave të publikuara, mjetet janë orientuar drejt mbështetjes së sportit, kulturës, shëndetësisë, arsimit, komuniteteve lokale, si dhe iniciativave të ndryshme që synojnë të kontribuojnë për një jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët.

Nga kompania porosisin se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të investojnë në projekte dhe aktivitete me interes publik.

“Mbështetëm sportin, kulturën, shëndetësinë, arsimin, komunitetet lokale dhe iniciativat që kontribuojnë për një jetë më të mirë dhe më cilësore të bashkëqytetarëve tanë. Sepse për Kozhuvçankën, njerëzit dhe komuniteti janë gjithmonë në vend të parë”, theksojnë nga kompania.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër