KQZ-ja rekomandon kandidatët e radhës për Kuvend

Nga admin
296 e lexuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhje ku ka marrë vendim për rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KQZ-së, ky vendim vjen pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani, të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për zëvendësimin e deputetëve që kanë dhënë dorëheqje nga mandati i tyre, njofton Dukagjini.

Në njoftimin thuhet se KQZ-ja duke vepruar në përputhje me nenin 112, paragrafi 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka rekomanduar kandidatët e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Nga Lëvizja Vtetëvendosje, janë rekomanduar 15 kandidatë të radhës, të cilët zëvendësojnë deputetët e dorëhequr, përfshirë Albin Kurtin, Glauk Konjufcën, Hekuran Muratin, Donika Gërvallën, Xhelal Sveçlën, Hajnulla Çekon, Mimoza Kusari-Lilën, Ejup Maqedoncin, Andin Hotin, Arben Vitinë, Saranda Bogujevcin, Armend Mujën, Fitore Pacollin, Artane Rizvanollin dhe Dimal Bashën.

Po ashtu, janë rekomanduar edhe kandidatët e radhës nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, subjekti “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” dhe Koalicioni VAKAT, pas dorëheqjeve përkatëse.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të kandidatëve të dorëhequr dhe kandidatëve të radhës teksa tashmë mbetet procedimi i mandateve të tyre sipas procedurave ligjore në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër