Kriza në Lindjen e Mesme, MPJ formon shtab 24-orësh

Nga Xh M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se ka formuar një shtab krizash për të monitoruar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Ky shtab është në gatishmëri 24 orë për t’u ofruar ndihmë dhe asistencë qytetarëve maqedonas në zonat e prekura.

Ministria apelon që qytetarët të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të respektojnë protokollet e sigurisë, ndërsa udhëtimet jo të domosdoshme drejt rajonit të shtyhen deri në përmirësimin e situatës. Për çdo ndihmë ose informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Ministrinë përmes kanaleve diplomatike dhe konsullore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër