Sarajevë, 16 mars, Zhurnal.mk – Kryeministri i rajonit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) dha sot dorëheqjen nga posti, por tha se do të zgjidhet përsëri nga kuvendi i Republikês Serbe (RS).
Savo Miniç njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë për shtyp sot, sepse u sfidua mênyra e emêrimit tê tij nê post në Gjykatën Kushtetuese nga disa ligjvënës të opozitës.
Miniç tha se dorëheqja e tij është një “veprim politik”.
“Në parim, bëhet fjalë për faktin se kemi pasur problemin se gjatë gjithë kohës ata që nuk ia duan të mirën Republikës Serbe e kanë vënë në dyshim ligjshmërinë dhe legjitimitetin e qeverisë së republikës Serbe”, u tha Miniç gazetarëve.
Ai tha se do të propozohet pêr t’u zgjedhur përsëri, por këtë herë nga i Kryetari i sapozgjedhur i rajonit Sinisha Karan.
Kjo është dorëheqja e dytë e Miniçît.
Në janar të këtij viti, njëmbëdhjetë anëtarë të Parlamentit të BiH paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së qeverisë së Miniçit, pasi ata besojnë se Miniç nuk mund të ishte emêruar Krytarja e rajonit serb në mandat teknik në atë kohë, Ana Trišiç Babiç, pasi ajo nuk u zgjodh nga Parlamenti përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta për këtë pozitê.
Ankesa ndaj zgjedhjes së Savo Miniçit dhe kabinetit të tij të riorganizuar nga Kuvendi i rajonit serb erdhi pas dorëheqjes së tij fillestare për shkak të emêrimit nga ish-Kryetari Milorad Dodik nê Shtator 2025, i cili asaj kohe ishte dêbuar nga posti për shkak të ndalimit nga gjykata e BiH, u bë nga njëmbëdhjetë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe Frontit Demokratik (DF).
