Shkup, 19 janar – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar, nga nesër do të marrë pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër.
Forumi i këtij vitit, i cili mbahet nën moton “Në frymën e dialogur”, bashkon mbi 65 krerë të shtetëve dhe qeverive, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për sfidat me të rëndësishme globale.
Mickoski, siç është paralajmëruar, do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të korporatave dhe institucioneve financiare kryesore globale, duke prezantuar përparësitë për investim në ekonominë e Maqedonisë, me fokus të veçantë në sektorin e energjetikës dhe teknologjisë.
Në panel diskutimet lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm, në të cilat do të marrë pjesë delegacioni i Maqedonisë, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, do t’i prezantojë planet strategjike për transformim energjetik dhe lidhje infrastrukturore të rajonit.
Gjatë samitit, kryeministri Mickoski, pritet të marrë pjesë në sesione të mbyllura për liderë, si dhe në debate publike të fokusuara në intelegjencën artificiale, energjetikë dhe rrugë të reja për rritje ekonomike në Evropë”.
“Delegacioni qeveritar në Davos do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me qëllim përshpejtimin e proceseve reformuese dhe sigurimin e mbështetjes për projektet kyçe kombëtare”.

