Kryeministri Mickoski sot takohet me përfaqësues të AOGJSH-së dhe KSL-së

Nga B.M
592 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Kryeministri Hristijan Mickoski pasdite do të takohet me Sindikatën e AOGJSH-së. Takimi u caktua për në ora 16:45, ndërsa ndodh pasi Miskoski dha ofertë për rritje të pagave, për të cilën AOGJSH njoftoi se është e pranueshme dhe në mënyrë plotësuese do të bisedohet në kuadër të organizatave sindikale.

Paraprakisht, oferta e Qeverisë është pranuar edhe nga KSL, e udhëhequr nga Bllagoja Ralpovski.

Në deklaratë për media, kryeministri tha se oferta është në tryezë më shumë se një vit dhe se është i gatshëm për takim dhe nënshkrim të marrëveshjes kolektive për nëpunësit shtetërorë.

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur dje pyetjeve të gazetarëve në lidhje me diskutimet aktuale për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për punonjësit në administratën publike me përfaqësuesit e sindikatave, tha se Qeveria ka formulën e vet për llogaritjen e pagave të punonjësve në administratë.

“Shumica e përfaqësuesve të sindikatave, edhe reprezentues edhe të degës, pajtohen me qëndrimin e Qeverisë, me disa përjashtime. Formula e ofruar nga Qeveria në lidhje me mënyrën se si do të ndiqet rritja e pagave për administratorët, do të thotë të ardhura graduale më të larta për ta, e jo vetëm për aq sa do të rritet paga minimale”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër