Kryetari i Çairit Izet Mexhiti mblodhi Shtabin e Emergjencës pas stuhisë, ekipet komunale në terren

Nga R.ZH
1,046 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Pas stuhisë së fuqishme që goditi të martën Shkupin dhe rajonin, kryetari i Komunës së Çairit ka njoftuar se është zhvilluar mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas njoftimit, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe për të ndërhyrë në zonat e prekura nga moti i lig.

Kryetari i komunës bëri të ditur se, së bashku me ekipet kompetente, ka dalë në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet në pikat ku ka nevojë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente deri në normalizimin e plotë të situatës.

Komuna e Çairit thekson se mbetet në gatishmëri të vazhdueshme për të monitoruar zhvillimet dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe menaxhimin e pasojave të stuhisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër