Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami nderon mësuesit pensionistë për kontributin në arsim

Nga B.M
1,342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 6 mars, Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës organizoi një ceremoni solemne për të nderuar mësuesit pensionistë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim dhe në edukimin e brezave të rinj, transmeton Zhunal.mk.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi lart rolin dhe përkushtimin e mësuesve ndër vite në ndërtimin e dijes dhe formimin e gjeneratave të reja.

Kasami theksoi se mësuesit kanë qenë shtylla kryesore e dijes në shkolla, duke u transmetuar nxënësve jo vetëm njohuri, por edhe vlera të rëndësishme për jetën.

“Sot në mënyrë solemne me mirënjohje nderuam mësuesit tanë pensionistë për punën e tyre të palodhur ndër vite. Ju keni qenë shtylla e dijes në shkollat tona, duke u dhënë nxënësve jo vetëm njohuritë, por edhe vlera të rëndësishme mbi jetën”, thuhet në njoftimin e Kasamit.

Ai shtoi se kjo ditë shërben për të shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që me përkushtim kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Sipas tij, arsimi mbetet themeli i zhvillimit të një qyteti dhe të një shoqërie, duke theksuar se për Komuna e Tetovës shkollat dhe arsimi do të vazhdojnë të jenë një nga prioritetet kryesore në të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër