Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, viziton Kosovën

Nga Xh M
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën, ku do të pritet nga kryekuvendarja Albulena Haxhiu, me fillim nga ora 10:00, njofton Kuvendi i Kosovës.

Takimi i nesërm pritet të theksojë bashkëpunimin parlamentar dhe institucional midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet dypalëshe dhe koordinimin në çështje rajonale dhe politike.

Vizita e Peleshit vjen një javë pas vizitës së Elisa Spiropalit, e cila ishte ministre për Punët e Jashtme e Shqipërisë.

Spiropali vetëm një ditë pasi vizitoi Kosovën u largua nga posti i ministres së Jashtme të Shqipërisë. Ishte një nga shtatë ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në ristrukturimin e Qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër