Kryhet bastisje në Burgun e Idrizovës, gjenden substanca të ndaluara te një i burgosur

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, ku si rrjedhojë te njëri nga të burgosurit është gjendur substancë pluhurore.

“Më 16.10.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, nga INP Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 11:30, gjatë bastisjes te i dënuari S.S., është gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhurore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Substancë narkotike janë gjetur edhe në oborrin e Burgut në Shkup (Shuto Orizares).

“Më 17.10.2026, në orën 11:30, SPB Shkup ka marrë informacion nga INP Burgu – Shkup se brenda rrethojës së institucionit ishte gjetur një qese që përmbante një telefon celular, një karikues dhe marihuanë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim të MPB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër