Kufizime në komunikacion në Shkup për shkak të garës përkujtimore

Nga Xh M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill Zhurnal.mk – Policia do të organizojë komunikacionin në Shkup nën masa të përkohshme kufizimi për shkak të mbajtjes së garës përkujtimore.

“Në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në orën 13:30, do të mbahet një garë përkujtimore duatloni e titulluar “Përkujtimori Gjoko Kuzmanovski”, me pikënisje dhe përfundim para QK “Jane Sandanski”. Garuesit do të lëvizin në një pjesë të bulevardit “ASNOM”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Vasko Karangeleski” deri te kryqëzimi me bulevardin “Serbia”, si dhe në një pjesë të rrugës “Vasko Karangeleski”, nga kryqëzimi me bulevardin “ASNOM” deri te rruga qasëse pranë “Majçin Dom” në Shkup”, njofton Policia.

Sipas autoriteteve, gjatë kohës së zhvillimit të garës, qarkullimi i automjeteve do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër