KUR KITARA JEME PRAJSHËM VAJTON

Nga D. V.
742 e lexuar
A+ A-
Rivendos

George Harrison (The Beatles, 1968)
Përkthimi: Agron Shala

Krejtve ju shoh, atje e shoh dashninë që flen
Kur kitara jeme prajshëm vajton
Shoh shtrojën edhe po e shoh se duhet me u fshi
E prapëseprapë, kitara jeme prajshëm vajton

S’e di pse kurrkush s’ta tha
Qysh me e shpalosë dashninë tande
S’e di qysh do-do t’lidhën
T’blejtën e t’shitën

E shoh botën edhe po e vërej se po sillet
Kur kitara jeme prajshëm vajton
Prej secilit gabim, diqysh duhet me mësue
E prapëseprapë, kitara jeme prajshëm vajton

S’e di qysh u tjetërsove
Edhe u shthure
S’e di qysh u përmbyse
Kurrkush s’t’ka paralajmërue

Krejtve ju shoh, atje e shoh dashninë që flen
Kur kitara jeme prajshëm vajton
(Shoh) Krejtve ju shoh
E prapëseprapë, kitara jeme prajshëm vajton

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër