Kurti e avancon Manxhukën, nga zëdhënës të partisë e bën zëdhënës të Qeverisë

Nga D. V.
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arlind Manxhukën Zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga zëri i partisë në zërin e shtetit.  Kështu mund të përshkruhet lëvizja e fundit në Zyrën e Kryeministrit.

Në vendimin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com, të nënshkruar nga Kurti thuhet se Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit, do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që parashihen me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra shtesë të caktuara nga Kryeministri.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër