Kusari Lila shkarkon kryeshefin e KIESA-s, Zef Dedajn

Nga Xh M
796 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vetëm pak ditë pasi ka marrë pozitën e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Kosovo Investment and Enterprise Support Agency (KIESA), Zef Dedaj.

Ndonëse zyrtarisht nuk është përë publik ky vendim i ministrës, Fakti Ditor merr vesh nga burime brenda ministrisë se Dedaj është shkarkuar nga Ministrja Kusari Lila në ditën e dytë të mandatit të saj si ministre.

Në pozitë të njëjtë ajo ka rikthyer, Nol Buzhala, i cili deri tash ka mbajtur pozitën e drejtorit të Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit Privat.

Dedaj ishte emëruar ushtrues detyre i kryeshefit të KIESA-s gjatë mandatit të ish-ministres së kësaj ministrie, Rozeta Hajdari ndonëse ishte vetëm udhëheqës Divizioni që sipas ligjeve në fushqi të njejtit nuk i ka takuar ajo pozitë. Por pavarësisht kësaj ai për rreth 5 vjet kishte drejtuar këtë agjenci që merret me promovimin e investimeve dhe mbështetjen e ndërmarrjeve në Kosovë.

Gjatë periudhës sa ishte në krye të KIESA-s, emri i Dedajt është përmendur nga mediat me kritika publike që lidhen kryesisht me mënyrën e funksionimit të agjencisë.

Përfaqësues të bizneseve dhe organizata ekonomike kanë ngritur shqetësime për transparencën e skemave të granteve dhe për kriteret e përzgjedhjes së përfituesve në programet mbështetëse të KIESA-s.

Po ashtu, në media janë publikuar raportime dhe analiza që kanë vënë në diskutim mënyrën e menaxhimit të programeve të mbështetjes për bizneset, duke përmendur edhe mundësinë që disa kompani të kenë përfituar më shumë se një herë nga skemat e subvencioneve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër