Kush është mashkulli misterioz pranë Dolces? Ish-banorja e BBVK-së publikon foton nga pushimet

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është rikthyer në vëmendjen e publikut ditëve të fundit, këtë herë për shkak të jetës së saj private.

Prej disa kohësh, në rrjetet sociale janë ngritur aludime se Dolce ka nisur një lidhje të re dashurie, megjithëse ajo ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike identitetin e partnerit të saj.

Së fundmi, ish-banorja ka ndarë një fotografi nga pushimet, ku shfaqet në shoqërinë e një mashkulli, i cili dyshohet se është partneri i saj.

 Foto: Dolce / Instagram

Në fotografi, Dolce ka pozuar pranë tij, por ka zgjedhur të mos ia zbulojë fytyrën dhe identitetin, duke e mbajtur kështu misterioz për ndjekësit e saj.

Ajo e ka shoqëruar postimin me një emoji në formë zemre, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka shtuar edhe më shumë dyshimet se personi në fotografi është i dashuri i saj.

 Foto: Dolce / Instagram

Megjithatë, Dolce nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë për lidhjen dhe nuk ka konfirmuar publikisht identitetin e personit që shfaqet në fotografi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër