Kuvendi i Shqipërisë e refuzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

Nga D. V.
761 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 Mars, Zhurnal.mk – Ashtu edhe siç pritej, Kuvendi i Shqipërisë – i dominuar nga Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Edi Rama – votoi kundër kërkesës së prokurosisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e arrestuar ish-Kryeministren dhe ish-Ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Nga 128 deputetë prezent në seancë, nga 140 sa ka kuvendi, 82 votuan Kundër kërkesës së SPAK-ut, e 47 Për, e 7 nuk votuan.
Heqja e imunitetit do të hapte rrugë për arrestimin e saj për aktakuzën e keqpërdorimit të pozitës së saj në dy tenderë në sektorin e ndërtimit dhe për hetimet në zhvillim e sipër edhe për disa tenderë të tjerë në të njëjtin sektor.
Pas presioneve disa muajshe të opozitës, Rama e largoi nga qeveria Ballukun, por megjithatë ai the partia e tij po e mbrojnë atë nga prokuroria duke mos ia hequr imunitetin parlamentar.
Gjatë tërë kohës së seancës së sotme të parlamentit, e thirrur veçmas për çështjen e Ballukut, një protestë është organizuar nga Partia Demokratike (PD) e Sali Berishës.

Seanca e kuvendit ndërpre pas protestës së deputetëve të PD-së të cilët e bllokuan foltoren në shprehje paknaqësie ndaj votës së PS-së, ndërkohë që protesta jashtë ndërtesës së kuvendit e përkrahësve të partitë opozitare po vazhdon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër