Kuvendi miraton projektligjet e rendit të ditës/ Denar Biba rizgjidhet me 73 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës

Nga Xh M
91 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk – Pas një seance maratonë, të nisur mëngjesin e sotëm, Kuvendi ka vendosur për kryetarin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Deputetët votuan me 73 vota pro rizgjedhjen si kryetar i komisionit, Denar Bibën. 13 deputetë të opozitës votuan kundër zgjedhjes së tij, ndërsa 1 tjetër abstenoi.

Me votat e mazhorancës, por edhe me disa vota nga opozita, u miratuan në Kuvend të gjitha pikat e rendit të ditës.

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007” u miratua me 87 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., ‘Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019’”, u miratua me 74 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin ‘Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) –Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës’”, u miratua me 88 vota pro.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese”, u miratua me 88 vota pro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër