Shkup, 19 Mars, Zhurnal.mk – Komisioni i Kuvendit për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve sot votoi në favor të një amendamenti në projekligjin e ri për prokurorinë publike, me të cilin prokurori publik nuk mund që të ketë shtetësi të dyfishtë.
8 deputetë votuan për këtë amendament, ndërsa një ishte kundër, në komisionin në fjalë.
Një rregullë e këtillë tashmë është futur në ligj edhe për ambasadorët e vendit.
Ndryshimi i pranuar në këtë komision për këtë pjesë të ligjit për prokurorinë duhet që të kalojë edhe në seancë plenare për marrë formën e ligjit të ri.
