Kuvendi në seancë plenare, opozita interpelanca me kryeministrin Rama dhe ministrat Nufi e Kumbaro

Nga D. V.
172 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk – Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës parashikohen 3 interpelanca të kërkuar nga deputetët e opozitës.

Seanca nis me interpelancën urgjente me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, të kërkuar nga një grup një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, lidhur me krijimin e shoqërisë shtetërore “KAYO”.

Gjithashtu një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë këkruar një  interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, lidhur me procesin e kualifikimit të mësuesve.

Gjithashtu, në rend dite është edhe një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama kërkuara nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, lidhur me anulimin e tenderit për portin e ri të Durrësit.

Seanca vijon me shqyrtimin e disa projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndër to, projektligji për ratifikimin e protokollit shtesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), si dhe marrëveshja e financimit me institucionin italian “Cassa Depositi e Prestiti” për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të vendit pas tërmetit të vitit 2019.

Në rend dite është edhe ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2024, në kuadër të projektit “Green Vjosa”, që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në zonën e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë projektligjin për aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit, si dhe ndryshimet në ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të seancës, pritet të miratohet edhe një projektvendim për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër