Kuvendi sot në seancë plenare, diskutime për çështje të ngritura nga qytetarët

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, në orën 17:00, seancën plenare të radhës, sipas rendit të ditës të miratuar me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në nisje të seancës pritet miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12 dhe 17 mars 2026, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Më pas, seanca do të vijojë me rubrikën e njoftimeve, ndërsa pjesa kryesore e rendit të ditës i kushtohet diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Koha totale e diskutimeve, deri në 4 orë, ndahet mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve.

Sipas minutazhit të përcaktuar, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të ketë 142 minuta, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta. Ndërkohë, grupet “Aleanca për Ndryshim” dhe “Partia e Lirisë” do të kenë nga 12 minuta secili.

Deputetëve jashtë grupeve parlamentare u janë vënë në dispozicion 16 minuta në total, me kohë të barabartë prej 2 minutash për secilin diskutant.

Seanca pritet të përqendrohet në problematika të ngritura nga qytetarët, duke reflektuar shqetësimet dhe çështjet e adresuara nga zgjedhësit në zona të ndryshme të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër