Kuzevska: Mickoski përsëri e ka fut në borxh Maqedoninë

Nga D V
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Nga SDSM akuzojnë se Qeveria përsëri e ka borxhuar shtetin dhe pretendojnë se para në buxhet nuk ka.

“U konfirmua ajo që SDSM e thotë tre muajt e fundit – para në buxhet nuk ka. Mickoski përsëri e ka borxhuar Maqedoninë. Një borxhim i ri prej 1,3 miliardë eurosh e ka miratuar Qeveria në seancë”, deklaroi zëdhënësja e partisë Bogdanka Kuzevska.

Nga SDSM pretendojnë se me borxhin e ri, borxhi i përgjithshëm që, sipas tyre, Qeveria e ka bërë për dy vite arrin në 4 miliardë euro.

“Mickoski për dy vite ka bërë 30 për qind të borxhit publik të përgjithshëm nga pavarësia e Maqedonisë deri sot”, thonë nga partia.

Nga SDSM pyesin ku shkojnë mjetet dhe akuzojnë se paratë shpenzohen përmes, siç i quajnë, “tenderëve kriminalë partiakë”.

Sipas partisë, deficiti buxhetor vazhdimisht e tejkalon 4 për qind të BPV, për të cilin pretendojnë se është mbi maksimumin ligjor prej 3 për qind.

Nga SDSM theksojnë edhe se buxheti sot arrin rreth 7 miliardë euro, që, sipas tyre, është pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2017, por vlerësojnë se kjo nuk shihet në standardin jetësor të qytetarëve.

“Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe janë rritur për 9.000 denarë për dy vite, ndërsa paga minimale vetëm për 3.500 denarë. Punëtorët me pagë minimale jetojnë më keq”, thonë nga SDSM.

Nga partia e kritikojnë Qeverinë edhe për shkak të refuzimit për ta rritur pagën minimale në 600 euro, si dhe për shkak të rritjes së shpenzimeve për interesa.

“Edhe pas krizës së madhe botërore, pandemisë, fillimit të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, qeveria paguante 120 milionë euro interesa. Sot kjo Qeveri paguan 350 milionë euro interesa”, pretendojnë nga SDSM.

Nga partia opozitare akuzojnë se qytetarët nuk marrin mjaftueshëm mbështetje përmes masave, pagave dhe pensioneve më të larta, ndërsa theksojnë edhe çmimet e larta dhe shpenzimet e jetesës.

“Mickoski i ka borxhuar gjeneratat. I ka borxhuar të gjithë ata që vijnë”, thonë nga SDSM.

Nga partia përfundojnë se, sipas tyre, Qeveria nuk ka realizuar projekt serioz që do ta justifikonte politikën e borxhit dhe paralajmërojnë përgjegjësi politike dhe institucionale për, siç thonë, “politikat kriminale”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër