Labinot Rexha vizitë te varret e babait, gjyshit dhe xhaxhait, këngëtari emocionon me postimin prekës

Nga D. V.
866 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka prekur emocionalisht publikun me një postim të ndjerë në llogarinë e tij në Instagram.

Këngëtari nga Rahoveci vizitoi varret e babait, gjyshit dhe xhaxhait, duke ndarë me ndjekësit një fotografi nga homazhi që bëri tek të dashurit e tij.

Ai shprehu se zemra e tij ishte mbushur me mall dhe dhimbje, duke theksuar se mungesa e tyre ndjehet çdo ditë.

Foto: Labinot Rexha / Instagram

“Sot vizitova varrin e gjyshit, xhaxhait dhe babait tim. Zemra u mbush me mall dhe dhimbje, sepse mungesa e tyre ndihet çdo ditë. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me xhenet”, shkroi Rexha në postimin e tij në InstaStory.

Ndryshe, gjatë qëndrimit të tij në BBVK, këngëtari kishte rrëfyer me shumë dhimbje historinë e babait të tij, një moment që preku thellësisht publikun dhe tregoi anën më personale të jetës së tij.

Ndërkohë, gjyshi i tij ndërroi jetë pikërisht gjatë kohës që ai ishte pjesë e garës. Lajmi iu kumtua menjëherë nga produksioni, i cili i lejoi Labinotit të linte për një kohë të shkurtër shtëpinë për të marrë pjesë në varrim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër