Lajla Përnaska zbulon motivet që e çuan në protestë

Nga Xh M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 qershor Zhurnal.mk – Ish-deputetja e PD-së, Lajla Përnaska ka shpjeguar arsyet që e shtynë të përfshihej në protestë. Sipas saj, motivi kryesor ka qenë pjesëmarrja e madhe e të rinjve, të cilët i konsideron si një brez me qasje dhe vizion të ndryshëm nga brezat e mëparshëm.

Ajo theksoi se të rinjtë përfaqësojnë një brez të ri, me mentalitet dhe koncepte të ndryshme politike e sociale nga ato që kanë dominuar gjatë viteve të fundit. Përnaska vlerësoi energjinë dhe angazhimin e të rinjve, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së tyre në zhvillimet shoqërore dhe qytetare.

“Por edhe unë si qytetare u përfshiva nga kjo protestë dhe arsyeja kryesore që u përfshiva është pjesëmarrja masive e të rinjve. Dhe unë sot ndjenjë një detyrim që të jem mbështetëse e tyre. Është një brez krejt tjetër dhe ska lidhje me mentalitetin tonë as me shumë koncepte politike, sociale që janë zbatuar në gjithë këto vite. Kanë një qasje krejt ndryshe edhe në raport me rolin e tyre në këtë shoqëri, kanë një vizion krejt tjetër dhe janë shumë të çliruar”, u shpreh Përnaska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër