LAJM I PËRDITËSUAR/ Votimi në Shqipëri: I ngacmoi të bijën, demokrati rreh komisionerin e PS brenda qendrës së votimit

nga Xh M

Tiranë, 11 maj – Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme ku po mbahen votimet në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare.

Në Pogradec, një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike ka qëlluar me gusht komisionarin e Partisë Socialiste, Entin Gega brenda qendrës së votimit.

Gazetarët në terren raportojnë se ky incident në qëndresën e votimit, duket se nuk ka patur prapavijë politike, por arsye personale.

Mësohet se Luan Tollozhina ka qëlluar me grushta Entin Gegën në qendrën e votimit, pasi ky i fundit i kishte ngacmuar të bijën.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 16.76% nga 2559 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 11 ka qenë 20.81%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More