Palmer kaloi një sezon të vështirë 2025-26, duke shënuar 11 gola në 34 paraqitje mes problemeve fizike.

Megjithatë, ai e ka rizbuluar shkëndijën e tij këtë sezon, duke regjistruar katër gola dhe tre asistime deri tani dhe kjo bën që Poyet ta vlerësoj lartë nivelin e lojtarit.

“Ai më duket i lumtur dhe kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar si Cole Palmer”, ka thënë Poyet për Goal, duke shtuar se cilësia sulmuese e Chelseat do të thotë që Palmer nuk duhet ta mbajë më të gjithë barrën.

Me kontratën e tij që thuhet se vlen deri në vitin 2034, Palmer ka kohë për të ndërtuar një trashëgimi dhe për të ndjekur trofe të tjerë të mëdhenj në Londrën perëndimore.