Lënda për rastin e “Lotarisë Shtetërore” fillon më 24 gusht

Nga Xh M
924 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht Zhurnal.mk – Lënda kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për keqpërdorime në SHA “Lotarinë Shtetërore” përmes shpërndarjes automatike i është përcaktuar një gjyqtari dhe është caktuar për 24 gusht, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, më herët ngiti aktakuzë kundër Artan Grubit dhe shtatë personave të tjerë, të cilët siç informojnë nga Prokuroria gjatë vitit 2023 dhe 2024, ndërmorën bashkërisht veprime me të cilat tejkaluan kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm personit juridik të dëmtuar, Shoqërisë aksionare për organizimin e lojërave të fatit të Lotarisë Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një shumë të konsiderueshme prej 507.632.173 denarësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër