Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Nga D. V.
223 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 prill, Zhurnal.mk – Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa tha se nuk mund t’i lejohet një partie, “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.

Kurse, Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin por jo mënyrën e ndërtimit të tij.

Mustafës e Ymërit i është bashkuar edhe shefi i Grupit Parlamentar i të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë bord, ndërsa e gjithë vendimmarrja është e koncentruar në Qeveri e MINT”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër