Lista “Global 2000”: Maqedonia e Veriut pa asnjë universitet në mesin e më të mirëve në botë

Nga D. V.
816 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 qershor, Zhurnal.mk – Asnjë nga universitetet nga Maqedonia e Veriut nuk është në mesin e 2000 universiteteve më të mira në botë, sipas listës “Global 2000” të publikuar nga Qendra për Renditjen e Universiteteve Botërore.

Universiteti më i mirë i renditur në rajon është Universiteti i Beogradit, në vendin e 393-të, Universiteti i Lubjanës është në vendin e 444-të dhe Zagrebi është në vendin e 522-të.

Nga Kroacia, përveç Zagrebit, në listë janë edhe Universiteti i Splitit (953) dhe Universiteti i Rijekës (1,658)

Nga Sllovenia, në listë është edhe Universiteti i Mariborit – në vendin e 1.293-të.

10 universitetet më të mira të renditura në botë këtë vit janë: Harvard, MIT, Stanford, Cambridge, Oxford, Princeton, Universiteti i Pensilvanisë, Columbia, Yale dhe Universiteti i Çikagos.

Qendra vlerëson universitetet bazuar në katër kritere, pa u mbështetur në anketa ose të dhëna të ofruara nga vetë universitetet: cilësia e arsimit (25 përqind), punësimi i të diplomuarve (25 përqind), cilësia e stafit mësimdhënës (10 përqind) dhe puna kërkimore (40 përqind).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër