Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Nga D V
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vilnius, 2 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Robertas Kaunas tha se NATO duhet të gjejë një përgjigje të përshtatshme ndaj kërcënimit që paraqesin sulmet hibride të Rusisë.

“Për momentin përballemi me problemin se Rusia nuk ka ndërmend të ndryshojë”, tha sot Kaunas, sipas raportimeve të medieve lituaneze.

“Kjo do të thotë se NATO, si organizatë, duhet të jetë në gjendje t’u kundërvihet kërcënimeve të zonës gri, me të cilat përballemi sot dhe t’u përgjigjet me masa të barasvlershme”, shtoi ai.

Deklarata e Kaunas erdhi pas sulmit të dështuar me dronin me lëndë shpërthyese në aeroportin e Leipzigut, për të cilin qeveria gjermane ka bërë përgjegjëse Rusinë.

I pyetur se përse NATO nuk kishte aktivizuar Nenin 4 në lidhje me incidentin, Kaunas tha se Gjermania e kishte identifikuar qartë Rusinë si agresore.

Neni 4 i Traktatit të NATO-s parashikon konsultime mes vendeve aleate, në rast se një shtet anëtar deklaron se, është përballë një kërcënimi të jashtëm.

Qeveria në Vilnius shprehu më herët, solidaritetin e saj të plotë dhe pa kushte me Gjermaninë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër