LSM paralajmëron bllokada nga java e ardhshme nëse nuk rriten pagat, i bëjnë thirrje Qeverisë të hënën ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive

nga D. V.

Shkup, 30 janar – Javën e ardhshme, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i nis bllokadat, ndërsa mbetet edhe vendimi për grevë të përgjithshme nëse nuk rriten pagat. Ata dërguan thirrje të hapur për Qeverinë të vijnë të hënën në ndërtesën e LSM-së dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen kolektive me të cilën pagat do të rriten nga shkurti.

“I bëjmë thirrje përfaqësuesit të Qeverisë të hënën të vjen në LSM dhe ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive që rrit pagat e punonjësve për 40 për qind dhe në vend se në vitin 2028 ta rrisim pagën minimale në 600 euro nga shkurti i vitit 2026. E ftojmë përmes mediave të vjen dhe ta rrit pagën mbi manipulimet të cilët shprehen se LSM ka refuzuar të rriten pagat, ndërsa të paktën LSM proteston dhe nga rruga u themi atyre se nuk po i rrisin pagat. Por, nëse nuk vjen, ç’farë atëherë”, tha kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov sot  në konferencën për shtyp.

Për protestën që u mbajt të mërkurën, Trendafilov i falënderoi të gjithë punëtorët që morën pjesë, veçanërisht ata, që siç tha ai, ishin nën presion që të mos dalin. Si shembuj ku është bërë shtypje i përmendi Postën e Maqedonisë dhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, si dhe Kombinatin e duhanit Prilep ku drejtori ekzekutiv u bëri thirrje të punësuarve të mos dalin në protestë dhe të nënshkruajnë dokument pranimi në KSL. Ai theksoi edhe rastet ku përfaqësuesit e organizatave sindikaliste të KSL-së kanë deklaruar se nuk ka nevojë nga dalja në protestë si përfaqësuesi rajonal i SASHK për Dellçevën dhe kryetarja e organizatës sindikaliste në Postën e Maqedonisë për ku kërkoi që Inspektorati Shtetëror i Punës të kryejë mbikëqyrje dhe të konfirmojë si për një periudhë të shkurtër janë mbledhur një numër i madh aplikantësh.

“Është për keqardhje që Konfederata e sindikatave të lira, përmes mediave, disa ditë para mbajtjes së protestës së madhe të punës për rritjen e pagave, doli me qëndrim se nuk ka nevojë për hapa të tillë radikal, sepse pagat e punëtorëve janë rritur për 20 për qind. Nëse një anëtari në Knfederatën e Sindikatave të Lira i rritet paga për 20 për qind, në rregull, ndërsa nëse jo, menjëherë të dalë nga ajo konfederatë, sepse termi “të lira” dukshëm është i robëruar. Kryetari i konfederatës së njejtë, në një emision në Televizionin 24, tha se pagat e zyrtarëve janë të ulëta, se duhet plotësisht të rriten dhe se zyrtarë nuk mund të kenë pagë prej 1.000 euro”, tha Trendafilov. 

LSM qëndron në paralajmërimet për bllokada, të cilat do të fillojnë nga java e ardhshme. Fillimisht do të bllokohen hyrjet e Shkupit.

“Javën e ardhshme do të fillojmë me bllokada, siç kemi paralajmëruar në protestën e madhe. Do të fillojmë me bllokada në Kuvend. Me siguri ata do të jenë të parët që do t’i bllokojmë, sepse ata na kanë bllokuar gjatë gjithë vitit, e kanë ruajtur ligjin në sirtar dhe nuk duan që t’i rrisin pagat e punëtorëve. Kjo do të thotë se deputetët do të duhet të vijnë në këmbë ose me transport publik, siç shkojnë punëtorët në punë. Atë ditë nuk do të mund të marrin shpenzime për rrugë, ndërsa do të kërkoj nga kryetari i Kuvendit që të na informojë se cili deputet ka kërkuan shpenzime për rrugë për atë ditë”, tha Trendafilov.

Mbetet edhe vendimi për organizimin e grevës së përgjithshme 24-orëshe të miratuar nga ana e organeve më të larta të Sindikatës.

“Vendimi për nisje të grevës së përgjithshme, të cilën e kërkojnë punëorët dhe i cili do të zgjasë 24 orë, do t’i mbrojtë të gjithë punëtorët, të cilët atë ditë nuk do t’i kryejnë detyrimet e tyre në punë dhe do të dalin në rrugë, siç e bëjnë këtë kolegët e tyre në Francë, Greqi dhe Belgjikë. Ligji i mbron punëtorët. Do të përcaktojmë vetëm punë të domosdoshme, të cilat duhet të kryhe n sikur edhe në vitin 2020 kur kemi organizuar grevë të përgjithshme në sektorin publik. Shëndeti dhe siguria do të jenë aktivitete që do të funksionojnë me një proces minimal pune, kurse të gjithë të tjerët do të kenë të drejtë të plotë të mbështesin vendimin për grevë të përgjithshme, të dalin në rrugë dhe të mos kryejnë detyrat e tyre të punës dhe në këtë mënyrë t’u tregojnë punëdhënësve, elitave të biznesit dhe zyrtarëve se çfarë mendon punëtori për ta”, tha Trendafilov.

Lidhja e Sindikatave të mërkurën mbajti një protestë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për rritjen e pagës minimale në të paktën 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 100 euro. Protesta dërgoi një mesazh se ky është vetëm fillimi i hapave që do të ndërmerren për rritjen e pagave sepse shpenzimet minimale të një familjeje në janar u rritën për një mijë denarë, ndërsa çmimet e produkteve bazë ushqimore po rriten çdo ditë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More