Malaria? Qytetar nga Shkupi dhe Kumanova të infektuar pas udhëtimeve në Afrikë

Nga Xh M
963 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 mars – Dy shtetas të Maqedonisë janë diagnostikuar me malarie pasi u kthyen nga destinacione ekzotike në Afrikë. Pacientët, të moshës midis 40 dhe 60 vjeç, janë nga Shkupi dhe Kumanova dhe kishin qëndruar në Zanzibar dhe Sierra Leone.

Ministria e Shëndetësisë njofton se të dy pacientët janë hospitalizuar dhe trajtuar në kohë në kushte spitalore, ndërsa gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore aktualisht është e mirë. Falë diagnozës së shpejtë, janë shmangur komplikime më të rënda dhe rreziqe shtesë për shëndetin e pacientëve.

Autoritetet shëndetësore përsërisin rëndësinë e kujdesit gjatë udhëtimeve në rajone ku malaria është e pranishme, si dhe të njohjes së hershme të simptomave për të parandaluar pasoja serioze.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër