Manasievski: Filipçe nuk ka të drejtë të sillet si mbrojtës i shëndetit publik, ai ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në helmimin e qytetarëve për vite

Nga D V
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i partisë, Naum Manasievski, akuzoi se ish‑ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk mund të paraqitet si mbrojtës i shëndetit publik, duke theksuar se gjatë periudhës kur ai ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet kanë dorëzuar raporte për ujë të pa­përshtatshëm, pa u informuar në kohë opinioni.

Manasievski deklaroi se në Ministrinë e Shëndetësisë kanë mbërritur analiza që kanë treguar ujë të pasigurt për pije në disa komuna, përfshirë Studeniçanin, Zelenikovën, Petrovecin, Krushevën, si dhe në disa lokacione në Shkup.

Sipas tij, një pjesë e analizave kanë konstatuar prani të bakteries Escherichia coli dhe numër të shtuar të baktereve koliforme, ndërsa publiku, siç pretendon ai, nuk ka qenë i informuar për këto gjetje.

Manasievski tha se partia disponon me dokumente nga qendrat e shëndetit publik të viteve 2018, 2019 dhe 2021, për të cilat pretendon se janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën kur Filipçe ka qenë ministër.

Nga VMRO‑DPMNE kërkuan që Filipçe të përgjigjet pse, sipas tyre, nuk ka vepruar mbi raportet për ujë të pa­përshtatshëm dhe u bënë thirrje institucioneve kompetente të zbardhin rastin dhe të konstatojnë nëse ka pasur lëshime dhe përgjegjësi eventuale.

Partia vlerëson se qytetarët meritojnë të jenë plotësisht të informuar për të gjitha rrethanat që lidhen me sigurinë e ujit për pije.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër