Maqedonia e Veriut e treta në rajon për liritë, pas Shqipërisë dhe Malit të Zi, e Serbia më së keqi

Nga D. V.
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 Mars, Zhurnal.mk – Në raportin e vitit 2026 për liritë në vendet e krejt botës të hartuar nga organizata amerikane, Freedom House (Shtëpia e Lirisë), Maqedonia ndodhet në vendin e tretë me numrin e pikëve nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.


Maqedonia e Veriut i mori 67 pikë nga 100 gjithsejtë të mundshme për liritë, njëjtë si edhe në raportin e para një viti, dhe vlerësohet të jetë vend “pjesërisht i lirë”.
Nga këto 67 pikë, Maqedonia e Veriut në këtë raport i merrë 28 nga 40 në të drejta politike dhe 39 nga 60 në liritë civile.


Shqipëria ndodhet më se miri në rajon, me 69 pikë nga 100 të mundshme, e prej tyre 28/40 në të drejta politike dhe 41/60 në të drejta civile. Vitin e kaluar Shqipëria kishte 68 pikë nga 100 gjithsejtë, duke e humbur kështu 1 pikë.


Kosova e mori një pikë më shumë në këtë raport në krahasim me para një viti. Tash ajo ka 61 nga 100, prej tyre 27 / 40 në të drejta politike dhe 34/60 në liritë civile.


Mali i Zi e humbi një pikë. Në raportin e tashëm i ka 68 /100 në përgjithësi, e prej tyre 26/40 në të drejta politike dhe 42/60 në liritë civile.


Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serbia është humbësja më e madhe e pikëve. Ajo kësaj here i mori 52 nga gjithsejtë 100, duke i humbur 3 nga raporti i vitit të kaluar. Në këtë raport të lirive, Serbia ka vetëm 18/40 pikë në të drejta politike e 35/60 në liritë civile.


Bosnja e Herzegovina (BeH) i ka humbur 2 pikë nga gjithsejtë 100. Ajo tash ka 54/100 në liritë e përgjithshme, e prej tyre 17/40 në të drejtat politike e 37/60 në të liritë civile.


Krejt vendet e Ballkanit Perëndimor në raportin e Freedom House konsiderohen të jenë “pjesërisht të lira”.
Sipas raportit, 54 vende përjetuan përkeqësim në të drejtat e tyre politike dhe liritë civile gjatë vitit, ndërsa vetëm 35 vende regjistruan përmirësime.


Guinea-Bissau, Tanzania, Burkina Faso, Madagaskari dhe El Salvadori patën rëniet më të mëdha të rezultatit njëvjeçar, ndërsa Siria, Sri Lanka, Bolivia dhe Gaboni regjistruan rritjet më të mëdha.
Tre vende – Bolivia, Fixhi dhe Malavi – u përmirësuan nga statusi Pjesërisht i Lirë në të Lirë falë zgjedhjeve konkurruese, rritjes së pavarësisë gjyqësore dhe forcimit të sundimit të ligjit.


Midis vendeve të vlerësuara si të Lira, SHBA, Bullgaria dhe Italia kanë përjetuar rëniet më të mëdha të vitit.
Në SHBA, një përshkallëzim si në mosfunksionimin legjislativ ashtu edhe në dominimin ekzekutiv, presioni në rritje mbi aftësinë e njerëzve për t’u angazhuar në shprehjen e lirë dhe lëvizjet e administratës së re për të minuar mbrojtjet kundër korrupsionit kontribuan të gjitha në ndryshimin negativ të rezultatit.


SHBA humbi 3 pikë në shkallën 100-pikëshe të raportit, duke e çuar rënien e saj neto që nga viti 2005 në 12 pikë, më shumë se çdo vend tjetër i vlerësuar si i Lirë gjatë së njëjtës periudhë përveç Naurusë dhe Bullgarisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër