Mbetën të lënduar nga shpërthimi në Tepelenë/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e dy të rinjve te Trauma

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tepelenë, 21 prill Zhurnal.mk – 8-vjeçari Xhulio Salaj, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse në Tepelenë, ka mbërritur në spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi në kasollën ngjitur me banesën ku jetonte babai i Xhuljo Salaj.

Sipas burimeve brenda spitalit aktualisht i riu ndodhet në observim në gjendje stabël, për shkak të plagëve të shumta kryesishtë në pjesën e fytyrës, dhe në gjymtyrë.

Pritet të mbërrij edhe 34-vjeçari Lisien Shehu, i cili po ashtu mbeti i lënduar nga ky shpërthim.

Dy të rinjtë fillimisht morën trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës, dhe më pas u transportun për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

artikuj të ndërlidhura