Mbi 100 shtetas pritet të evakuohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga D. V.
909 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 Mars, Zhurnal.mk – Sot pritet që të evakuohen edhe 119 shtetas të tjerë të Maqedonisë së Veriut nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes një fluturimi deri në aeroportin e Shkupit.
Ne këtë fluturim sipas ministrisë së jashtme do të përfshihen edhe 28 shtetas të huaj.


Nisja e aeroplanit parashihet të bëhet në ora 16h ndërsa arritje në Shkup rreth orës 20.
Ky është fluturimi i pestë i organizuar për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes Mesme për shkak të luftimeve që po vazhdojnë në rajon.


Me evakuimin e planifikuar sot, numri i përgjithshëm i qytetarëve të vendit të evakuuar arrinë në 605.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër