Mbi 100 turistë u hodhën në det nga varka që mori flakë në Turqi

Nga D V
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Turqi, 13 gusht, Zhurnal.mk – Më shumë se 100 turistë janë detyruar të hidhen në det pasi një varkë turistike mori flakë gjatë një lundrimi pranë Fethiyes, në jugperëndim të Turqisë.

Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu papritur ndërsa varka ndodhej në det.

Pas përhapjes së flakëve, personat që ndodheshin në bord u detyruan të largoheshin nga mjeti lundrues duke u hedhur në ujë.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e rojes bregdetare dhe policisë detare, të cilat nisën menjëherë operacionin e shpëtimit.

Autoritetet turke konfirmuan se të gjithë 107 personat që ndodheshin në varkë u evakuuan me sukses.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër