Mblidhet Kuvendi, në rend dite gjashtë pika

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në seancë plenare.

Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv.

Në mesin e pikave që do të diskutohen në seancën e sotme, është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë të datës 30 mars për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.

Pikë tjetër që do të vihet para ligjvënësve për shqyrtim është edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Më poshtë rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
  4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
  5. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër