Mbrojtja e konkurrencës, Mickoski paralajmëron aksione të ashpra të Inspektoratit Shtetëror të Tregut

nga Xh M

Shkup, 3 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron aksione të ashpra të Inspektoratit Shtetëror të Tregut për mbrojtjen e konkurrencës. Ai tha se do të ketë dënime të ashpra për marketet me sjellje siç u shpreh devijante, përkatësisht që po përdorin praktika tregtare jo të drejta. Nën llupë, Mickoski tha se janë së paku 2 markete, të cilat këtë ose muajin tjetër do të përballen me dënime të larta.

“Disa markete i ndjekim nga afër dhe pres që në këtë muaj të parë, apo të dytin, të kemi dënime të ashpra për këto markete që sillen në mënyrë devijante dhe përmes shërbimeve të marketingut, hulumtimeve të tregut, kanë futur të dhëna që mund të kualifikohen si praktika tregtare jo të drejta, ndaj prodhuesve dhe distributorëve të prodhimeve në marketet e tyre që të kenë vend më të mirë në raftet apo depo. Kështu që me vëmendje i ndjekim, ajo që heshtim nuk domethënë se nuk ndjekim, por në janar pres që ndaj 2 sigurt, por ndoshta edhe 3 markete të tilla të fillojmë aksione të ashpra”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More