Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 shtator Zhurnal.mk – Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Përgjatë protestës, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë marrë fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për ndryshim dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura nga protestuesit gjatë tubimit.

Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare.

Tubimi shënon ditën e 118-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër